Lirohet Fullani dhe Golemi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Guvernatori i Bankës se Shqipërisë Ardian Fullani dhe ish-kryeinspektorja Elivar Golemi te akuzuar per shpërdorim detyre ne skandalin e vjedhjes se 713 milion lekeve, do te hetohen ne gjendje te lire ne masën ?detyrim paraqitje?. Vendimi u mor kete te mërkure nga Gjykata e Larte, e cila pranoi ne kete mënyre kërkesën e dy avokateve mbrojtës, te cilet kundërshtuan vendimin e Gjykatës se Apelit me argumentin se dy te pandehurit nuk përbejnë rrezik për ikje, apo prishje te provave. Tashme dy ish-zyrtaret me te larte te Bankës Qendrore do te jene te lire, ndërkohe qe prokuroria ka dërguar ne gjyq nje numër te madh personash te tjerë, përgjegjës për skandalin.