Haradinaj e Mustafa: Zgjedhjet, jo opsion - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blloku opozitar nuk ndryshon marrëveshjen e brendshme por ka si qëllim të vetëm rotacionin politik. Ky ka qenë qëndrimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe liderit të LDK-së Isa Mustafa, pas takimit dypalësh që ata mbajtën mesditën e të mërkurës. Dy zyrtarët mohuan zërat që kanë qarkulluar në media për kërkesa të reja të vendosura nga LDK-ja, duke bërë përgjegjës për këtë partinë demokratike të Kosovë. Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka shtuar se zgjedhjet nuk janë opsion pasi tashmë ekziston një shumicë parlamentare e gatshme për të formuar institucionet e vendit. Ndonëse kanë kaluar pesë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të qershorit, Kosova nuk ka ende një qeveri. Presidentja e vendit është angazhuar për të ulur palët në bisedime po këto përpjekje deri më tani kanë rezultuar të dështuara.

Free Traffic Exchange