Paketa e re për bujqësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria synon të reformojë thellësisht edhe sektorin e bujqësisë, duke vendosur në themel të saj, konkurrencën. Gjatë prezantimit te paketës së re lehtësuese për fermerët, kryeministri Rama tha se gjendja aktuale është dramatike, pasi strukturat shtetërorë të bujqësisë janë thuajse jashtë funksionit. Prej vitesh qeveritë sipas Ramës kanë preferuar të shpërndajnë thërrimet e subvencioneve, pa u shqetësuar për konkurrencën. Por zhvillimi i këtij sektori fillon nga vendimmarrja e deri tek tregtimi. Teksa u ndal tek 26 masat e paketës për bujqësinë, Rama tha se 13 nga prej tyre janë drejt zbatimit të plotë.

Free Traffic Exchange