http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Superpolicia!. Ne studio me Pjerin Ndreu, Artan Hoxha, Aleksandra Bogdani, Besjan Pesha dhe Arsen Rusta. Ne kete pjese diskutohet rreth ngjarjes se rende qe tronditit mengjesin e sotem kryeqytetin. Përplasja me arme mes dy grupeve te rinjsh ka shkaktuar nje masakër te vërtete ne Tirane. Nga shkëmbimi i zjarrit ne një lokal nate ne Rrugën e Elbasanit, pranë Gjuhëve te Huaja, kane mbetur te vrare katër persona, ndërsa shume klientë qe ndodheshin aty kane mbetur te terrorizuar nga te shtënat. Gjithçka ka nisur rreth orës 3:30 te mëngjesit, duke u gdhire e marta. Dy grupe te rinjsh qe kane qene brenda ne lokal janë konfliktuar sipas policisë, për motive banale. Sherri mes tyre ka degjeneruar me shpejtësi. Dy prej te rinjve mes te cilëve edhe autori i dyshuar Kostandin Xhuvani, janë larguar nga lokali për t?u kthyer pas 30 minutash te armatosur. Dyshohet se ata kane qëlluar mbi dy personat e tjerë me te cilët u konfliktuan ne lokal. Ne vetëm pak minuta nga te shtënat kane humbur jetën Edison Jaho, 36 vjeç, Enea Xhaji 38 vjeç, Arber Demiraj 19 vjeç, është djali i ish-prokurorit te Apelit Skënder Demiraj si dhe shtetasi italian Xhiampaolo Azzola, 53 vjeç. Pozicioni i këtij te fundit ne ngjarje, qe humbi jetën gjate transportit ne spitalin ushtarak, ende nuk është sqaruar përfundimisht.