Kosovë, sërish koalicion i madh - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmon mbështetjen për koalicionin paszgjedhor të krijuar prej tyre, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes, pavarësisht zërave se mund të bashkëpunojë me PDK-në. Kryesia e LDK-së zhvilloi një mbledhje të gjatë këtë pasdite. Askush nuk pranoi të fliste pas takimit, por përmes një komunikate theksojnë mbështetjen e plotë ndaj koalicionit të shumicës parlamentare, që sipas tyre, udhëhiqet nga LDK. Por Partia Demokratike e Kosovës, e kryesuar nga kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, shprehet se nuk mund të ketë zgjidhje të ngërçit politik pa komunikim ndërpartiak gjithëpërfshirës. Pas një takimi të kryesisë, kjo forcë politikë paralajmëroi se nesër do të marrë një vendim se si do të veprojë për situatën e krijuar. Thaçi thekson: ?Unë pa dashur që t?i adresohem një subjekti apo lideri, flas në emër të PDK-së, as ridizajnim, e as tejkalim të ngërçit nuk mund të ketë pa angazhimin dhe pa komunikim të drejtë për drejtë me forcën fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit. Unë vazhdimisht kamë ftuar gjithë liderët politikë të internuar për tu ulur dhe diskutuar për çështjet e ndërtimit të institucioneve të reja dhe mesazhi im ka qenë gjithmonë për liderët dhe partitë e interesuara të qendrës së djathtë, andaj në këtë drejtim nuk jemi përjashtues, por do të jemi ofrues në kuptimin e komunikimit.? Në këtë drejtim, burime brenda PDK-së thanë për Vizion Plus se kjo forcë politik, gjatë gjithë periudhës paszgjedhore i ka mbajtur të hapura rrugët e komunikimit me LDK-në. Sipas tyre, të gjitha rrugët janë të hapura, pa përjashtuar edhe daljen e LDK-së nga blloku opozitar.

Free Traffic Exchange