Edhe Alpet drejt “rilindjes” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisma e qeverisë për ?Rilindjen e qyteteve? do t?i japë një zhvillim të ri edhe Alpeve. Këtë herë kryeministri Rama është ndalur në Vermosh për të inspektuar ecurinë e projekteve për kthimin e kësaj zone në një nga atraksionet e mëdha turistike të Shqipërisë. Rama është ndalur edhe në një nga ballkonet panoramike të kësaj zone, ku parashikohet ndërtimi i rrugës deri në Malësinë e Kelmendit. Më pas kryeministri udhëtoi drejt Tamarës, ku inspektoi sheshin kryesor të komunës. Projekti i qeverisë sipas tij synon ta kthejë zonën në destinacion turistik jo vetëm dimëror, por të shfrytëzueshëm përgjatë gjithë vitit. Rruga prej 29 kilometrash Tamarë-Vermosh, e cila pritet të përfundojë vitin e ardhshëm do të shkurtojë kohën e udhëtimit deri në 1 orë e gjysmë, nga 3 orë aktualisht. Një tjetër projekt është edhe ndërtimi i segmenti rrugor për në pikën e kalimit kufitar të Grabomës me Malin e Zi.