Si do të veprohet me mësuesit jashtë profilit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë mësuesit që deri tani kanë punuar mbi nevojat në shkolla dhe që nuk janë pak por mbi 1200 do të largohen nga puna duke nisur nga kjo e marte. Sipas zëvendës ministres së arsimit bëhet fjalë për ata arsimtarë që janë futur në radhët e arsimit duke shkelur ligjin përmes partitizmit dhe korrupsionit. Por më shqetësuese mbeten shkollat në zonat e thella të vendit ku është evidentuar edhe numri më i lartë i atyre mësuesve që japin mësim jashtë profilit. Kjo kategori prej mbi 2000 mësuesish do të shqyrtohet rast pas rasti dhe do të bëhet zëvendësimi i tyre përmes kandidatëve fitues që do të dalin në fund të muajit dhjetor nga provimi kombëtar. Ndërsa për ata që nuk kanë nivelin e duhur arsimor ministria do t?u krijojë mundësinë për të vijuar studimet deri në përfundim të ciklit të plotë për të qenë të përgatitur për mësimdhënie. Rezultatet e maturës shtetërore te këtij viti ku mbi 12 mijë nxënës ngelën në provime çoi në konkluzionin se nevojitet një reformë e thellë dhe urgjente në sistemin arsimor duke nisur që nga kopshtet e deri në shkollat e mesme.

Free Traffic Exchange