http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike është përballur ne Gjykatën Kushtetuese me Parlamentin dhe Këshillin e Ministrave për ndryshimet ne ligjin për Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive qe i heqin presidentit te drejtën e propozimit te inspektorit te përgjithshëm. Juristet demokrate kane kërkuar shpalljen si te papajtueshëm me Kushtetutën, nenin qe ia kalon kuvendit te drejtën per te propozuar dhe zgjedhur inspektorin e përgjithshëm, ndërkohe qe juristet e mazhorances kane argumentuar se kreu i shtetit nuk mund te ketë asnjë kompetence tej atyre qe burojnë nga Kushtetuta. Sipas ligjit te vjetër, kreu i ILDKP propozohej nga presidenti dhe zgjidhej nga kuvendi me shumice te thjeshte, por me ndryshimet ne ligj kuvendi hap garën per kandidatet per këtë post dhe zgjedh kreun e ri me shumice te thjeshte. Ky nuk është rasti i pare qe Gjykata Kushtetuese shqyrton çështje te heqjes apo kufizimit i te kompetencave te presidentit; pasi opozita dhe presidenti kane çuar ne Gjykate edhe ligjin për autoritetet e pushtetet ne FA si dhe ndryshimet ne ligjin per KLD.