http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne këto 23 vite fauna shqiptare ka pësuar dëmtime te renda nga gjuetia pa kriter. Ndaj për here te pare Ministria e Mjedisit ka realizuar një plan kombëtar per zhvillimin e gjuetisë, per te përmirësuar sadopak ketë situate. Sipas Ministrit Lefter Koka sektori i mjedisit kërkon me shume kohe per marrjen e rezultateve, ndaj do te kete disa ndryshime te rëndësishme per natyrën e biodiversitetit. Sipas eksperteve te gjuetisë, plani i zhvillimit ne bashkëpunim dhe me kohen e mbetur te moratoriumit te gjuetisë do te mundësoi kontroll me te mire per aktivitetin e gjuetisë, per sa i përket 10 viteve te ardhshme. Ruajtja e faunës se egër dhe ripopullimi i specieve te veçanta do te kryhet nëpërmjet dy fermave, te cilat do te financohen nga Ministria e Mjedisit.