Një koreograf portugez ne TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një mesazh ndaj impaktit qe ka teknologjia ne jetët tona dhe nga ana tjeter nje tavoline si simbolike e vendimeve te rëndësishme qe marrim ulur ne këtë objekt. Këto dy ide, portugezi Daniel Cardoso i ka shndërruar ne balet, por jo nje koreografi e zakonshme apo klasike. Dy pjesët abstrakte te koreografit te njohur jane zgjedhur nga Teatri ynë i Operas dhe Baletit per tu ngjitur si premiere te enjten mbrëma. I ardhur ne Tirane per here te pare, Cardoso rrëfen se si e ka pare ai punen me balerinët tanë, te cilet jo shpesh jane mësuar me abstrakten. E ne fakt siç Cardoso shprehet, është dashur nje pune prej dy muajsh qe balerinët tanë te pershtasin këto lëvizje te reja. Ata vete pohojnë vështirësinë e kësaj gjinie. Nen titujt ?Impakt? dhe ?Table? dy pjeset do te shfaqen mbrëmjen e te enjtes ne oren 18.00 per te vijuar edhe me datat 7, 8 dhe 11 Nentor.

Free Traffic Exchange