http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka akuzuar kryeministrin, Ministrinë e Brendshme dhe policinë e shtetit si përgjegjëse per 4 personat qe mbeten te vrare mëngjesin e se martës. Deputeti Gent Strazimiri ka dale para medias per te theksuar se kane qene struktura shtetërore qe i kane dhëne imunitet Kostandin Xhuvanit, djalit te deputetes socialiste Luiza Xhuvani.?Autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, i ndaluar nga Policia, është jo vetëm një vrasës serial, i pandëshkuar, por dukshëm me imunitet politik gjë që është shfaqur hapur edhe në televizionet tona. Autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, ka mbështetjen e Policisë, pasi ishte një nga persant që i shpëtoi aksionit të Lazaratit dhe u transportua me mjete ushtarake në Tiranë e u soll në oborrin e parlamentit për tia treguar edhe kamerave. Ja pra pse 4 viktimat e sotme, djali i deputetes Xhuvani, i shkaktoi në bashkëpunim me krerët e Policisë, me Ministrin e Brendshëm dhe me Kryeministrin?Nderkohe qe kreu i kuvendit ilir meta per ngjarjen ku u përfshi djali i deputetes socialiste sqaron se ligji duhet te veproje mbi te gjithë njësoj.?Absolutisht të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë përpara ligjit?.Edhe ne rrjetet sociale politikanet e opozitës kane qene aktive duke akuzuar qeverinë se i ka dhëne imunitete vrasësve.