PDK, koalicion me LDK? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike e Kosovës ka lënë të hapur mundësinë për një koalicion me lidhjen demokratike që do ti jepte fund krizës në Kosovë. Kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i PDK-së Hashim Thaçi nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me LDK-në dhe as opsionit të shumëpërfolur me Isa Mustafën kryeministër dhe ai të presidentit pas përfundimit të mandatit të Jahjages. Duke folur për këtë çështje pas konferencës rajonale siguria kufitare, Thaçi tha për gazetarët se PDK-ja insiston në diskutim dhe negociata për sa kohë që askush nuk mund të realizojë i vetëm synimin e tij. Ndërkohë këshilltari i kryeministrit Thaçi, Adri Nurellari thotë për Vizion Plus, Partia Demokratike e Kosovë gjatë gjithë periudhës pas zgjedhore i ka mbajtur të hapura rrugët e komunikimit me LDK-në. Ai thekson se të gjitha rrugët janë të hapura, pa përjashtuar dhe daljen e LDK-së nga bllokut opozitar. Ndërkohë në kampin tjetër, ndonëse përfaqësues të koalicionit opozitar theksojnë se nuk ka rishikim të marrëveshjes, ka lëvizje brenda lidhjes demokratike. Kryesia e partisë mblidhet pasditen e sotme për të diskutuar zhvillimet e fundit. Në tryezën e bisedimeve është rishikimi i marrëveshjes të bllokut opozitar ,të paralajmëruar pak ditë më parë dhe ka zoti Mustafa, por nuk përjashtohet as mundësia e bisedimeve për një koalicion me PDK-në.

Free Traffic Exchange