http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deputetet ne lidhje me plotësimin e vendeve vakante ne këshillin mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë dhe zgjedhjen e guvernatorit te ri. gjate mbledhjes se përjavshme te grupit parlamentar socialist, e cila u zhvillua me dyer te mbyllura lideri i maxhorances u ka komunikuar deputeteve zgjedhjen e qeverise për anëtaren e Këshillit Mbikëqyrës. pa përmendur emra, kryeministri ka sqaruar deputetet se kandidatura e qeverise është një zonje qe punon ne gjermani, fakt ky qe per here te pare e ka bere publik gjate nje interviste ne vizion plus. emri i saj është Denada Prifti, e angazhuar prej vitesh ne sektorin financiar ne gjermani. Ndërkohë qe ne lidhje me zgjedhjen e guvernatorit te ri te Bankës se Shqipërisë kryeministri ka deklaruar se brenda javës pritet një rakordim me presidentin për këtë çështje. sipas Rames maxhoranca do te përcaktoje qarte kriteret dhe profilin nderkohe qe emri i takon presidentit dhe negociatat do te vazhdojnë derisa te dy palët te arrijnë tek emri qe është i pranueshëm per te gjithë.