Avokati i Marashit, kundër Prokurorisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Avokati i Fran Marashit njërit prej te akuzuarve si ideator i planit te arratisjes ka përjashtuar çdo lloj mundësie te implikimit te klientit te tij duke rrezuar pretendimet e Prokurorisë se Elbasanit. Ai madje ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë plan arratisjeje për shkak se te dënuarit ndodhen ne burgje te ndryshme. Por prokuroria këmbëngul per ekzistencën e planit te arratisjes. Te kontaktuar nga Vizion Plus burime te organit te akuzës kane bere me dije se te dënuarit Admir dhe Genci Tafili, Fran Marashi dhe Gezim Guri e kane hartuar planin ne kohen kur vuanin dënimin ne te njëjtin burg, ate te Peqinit. Ndërsa dy jave me pare është vendosur qe dy prej tyre Marashi dhe Guri te transferoheshin ne burgje te tjera. Hetimet sipas Prokurorisë kane nisur qe me 1 shtator dhe vetëm te shtunën është kërkuar arrestimi i gardianeve te burgut te Peqinit nen akuzën e përfshirjes ne planin e arratisjes te te denuareve.

Free Traffic Exchange