http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është imazhi fitues i konkursit mbi logon e 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jeronim De Rada. Grafika mban firmën e artistit Elsi Kongo dhe u përzgjodh mes 19 të tjerave që morën pjesë në garën e organizuar nga Ministria e Kultures dhe Galeria e Arteve. Në fakt i gjithë viti 2014, ishte shpallur si viti i De Rades nga Ministria, çka e bën të pakuptimtë shpalljen e kësaj logoje në fund të 2014-s, kur imazhi duhet të shoqëronte çdo aktivitet per poetin ne këtë hark kohor. I pyetur mbi këtë zgjedhje, drejtori i galerisë Artan Shabani, deklaron se logoja u vendos të shpallej në Nëntor, pasi në këtë muaj kulmojnë aktivitetet. Ministria e Kulturës e shpalli 2014-n vitin e arbëreshit më të njohur që në muajin Prill. Gjatë qershorit u organizuan konferenca shkencore dhe promovime monografish. Ndërsa këtë nëntor pritet që dy akademitë e shkencave, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës të organizojnë një tjetër konferencë shkencore për veprën e De Radës.