Bulqizë, tjetër aksident me vdekje në minierë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miniera e Bulqizës ka shkaktuar viktimën e radhës. Një minator 47-vjeçar ka rënë aksidentalisht në pusin e ashensorit me të cilin zbriste për ne thellësi te minierës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 47-të vjeçari me detyrë sinjalist në minierën e kromit në Bulqizë, mëngjesin e së dielës taksa po shkonte në frontin e punës, ka rrëshqitur aksidentalisht duke rënë në thellësinë e 1000 metrave. Minatori ka përfunduar mbi ashensor i cili ndodhej në pikën fillestare të pusit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Kolegët e kanë konstatuar rastin pas pak minutash pasi në momentin e rrëzimit Nela ka qenë i vetëm ne momentin e aksidentit. Statistikat flasin për një numër të frikshëm të vdekjeve të minatorëve në minierën e Bulqizës vitet e fundit. Veç aksidenteve me pasojë plagosjen, kanë humbur jetën më shumë 27 minator në 5 vitet e fundit, ndërsa brenda këtij viti është rasti i 7.