http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni kundër lidhjeve të paligjshme vijon ende të jetë objekt akuzash për Partinë Demokratike ndaj qeverisë. Duke iu referuar arrestimit të ish-drejtorit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina, nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, deputeti i Partisë Demokratike Kletis Kruja tha se ky aksion nuk merr parasysh provat, por vepron si pas urdhrave të kryeministrit Rama. ?Rasti i Brovinës, është shembull i instalimit të shtetit policor që nuk merr parasysh provat dhe ligjin, por vepron sipas porosive të shefit të madh. Nëse sot ka ardhur dita që veprohet bazuar mbi dyshime dhe fjale, atëherë lind pyetja, pse Policia nuk arreston shtetasin Edi Rama, për të cilin ka të dhëna, që kanë dalë edhe në media, se vjedh energjinë në sarajet e tij në Surrel?? Në këtë deklaratë për mediat Kruja paraqiti edhe një procesverbal, sipas të cilit policia pas kontrollit të bërë në banesën e Brovinës nuk ka raportuar as vjedhje dhe as lidhje e paligjshme. Nisur nga ky rast, Partia Demokratike i ka bërë thirrje drejtësisë dhe gjykatës të respektojë ligjin dhe të drejtat e njeriut.