Shkëlqejnë shqiptarët në Europë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sulmuesit e Kombëtares shqiptare paraqiten ne forme te mire ne prag te ndeshjeve miqësore te mes nëntorit kundër Francës dhe Italisë. Kanë shënuar Bekim Balaj dhe Shkëlzen Gashi por edhe i harruari Azdren Llukaku me skuadrën e tij Gaz Metan Medias ne Rumani. Shkodrani Balaj është shndërruar në hero në Çeki pasi ka shënuar golin që i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Slavia Praga në ndeshjen ndaj Pribram. Balaj ka shënuar në minutën e 87-të vetëm tre minuta pasi ishte future në fushën e lojës. Goli ka qenë tipik nga ato që shënon shtatlarti i sulmit kuqezi me kokë duke dalë fitues nga mbrojtësve kundërshtarë. Ai ka kërcyer me fuqishëm se dy mbrojtësit kundërshtare dhe ka shenjestruar rrjetën. Ndërsa në Zvicër vijon të shënojë për Bazelin Shkëlzen Gashi. Kosovari ka shënuar golin e parë në fitoren 2-0 të Bazel ndaj Grasshopers. Gashi i ka shënuar ish-skuadrës në minutën e 24-të teksa eshte mjaftuar te shtyje ne porte topin e servirur nga kolegu I skuadres se tij,ndërsa në pjesën e dytë nuk i ka shpëtuar ndëshkimit me karton të verdhë. Ky ishte goli I 6 ne kampionatin zviceran ne kete sezon teksa sezonin e shkuar u shpall golshenuesi me i mire me 19 gola me Grashopersin. Gol ka shënuar edhe Llullaku per skuadren e tij por gaz metan ka pësuar nje autogol ne fund te takimit çfarë ka sjelle edhe barazimin e ndeshjes kundër Kluzh.

Free Traffic Exchange