http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ura e Tapizës e ngritur mbi lumin Tërkuzë, përballon pjesën më të madhe të trafikut në vend duke lidhur rrugën nacionale Tiranë -Fushë Krujë. Por siç shihet këmbët e saj rrezikojnë të shemben nga gërryerja e ujërave të lumit. Prej më shumë se dy dekadash në të dy anët e urës hidhen mbetje të ndryshme nga banorët e zonës por edhe nga të tjerë jashtë saj të cilët shkarkojnë materiale inerte. Kjo ka sjelle ngushtimin e shtratit të lumit dhe daljen e këmbëve të urës në sipërfaqe. Drejtuesit vendor pranojnë se nuk mund te bëjnë asgjë për t?a parandaluar. Në fillimin e viteve ?90 shtrati i lumit të Tërkuzës kishte një gjerësi prej 180 metrash por me kalimin e viteve hedhja e inerteve ka ngushtuar atë deri në 40 metra.