Daçiç, akuza Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia akuzon Shqipërinë se ka bllokuar nënshkrimin prej saj të Planit Veprues për Partneritet Individual në NATO, i quajtur IPAP. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, sipas radios Evropa e Lirë, ka thënë në një konferencë për mediat në Beograd, se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka paraqitur vërejtje ndaj harmonizimit të Serbisë me programin IPAP. Ky program i Aleancës Veriatlantike është i hapur ndaj vendeve jo anëtare, të cilat kërkojnë të thellojnë bashkëpunimin me NATO-n. ?Pas shumë vitesh kemi vendosur prerazi, e pastaj Shqipëria na ka bllokuar. Ky është tregues i papjekurisë politike dhe mungesës së kritereve të njëjta për të gjithë?, ka thënë Daçiç. Ai ka komentuar edhe vizitën e pritshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd. Daçiç shprehet se vizita e 10 nëntorit do të zhvillohet sipas formës së paralajmëruar dhe se ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përparimin e tyre.

Free Traffic Exchange