http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
82 filma ne gare nga e gjithë bota dhe nje kategori vetëm per prodhimet shqiptare. Këto janë shifrat e edicionit te 12-te te Festivalit Ndërkombëtar te Filmit, i cili ngre siparin e tij ne Tirane me 3 nëntor. I kthyer tashme ne tradite dhe i njohur ndryshe si TIFF festivali ka pasur këtë vit aplikime nga 107 vende te botes. Per Agron Domin, drejtor i festivalit, prodhimi shqiptar, kryesisht ai i Kosovës ka nje rritje cilësore. Por bashke me garën ne 6 kategori, si gjithmonë TIFF sjell edhe shfaqje speciale te prodhimeve me metrazh te gjate. Si homazh nga regjisores Xhanfize Keko, te hënën ne mbrëmje festivali pritet te nise me shfaqjen e filmit kult ?Tomka dhe Shokët e tij?, i cili vjen tashme i restauruar. Gjinia e filmit dokumentar, atij te animuar, filmit eksperimental, atij te shkurtër, filmit te gjate dhe gara e prodhimit shqiptar janë kategoritë nga te cilat, me 9 nëntor, ne fund te festivalit do te dalin edhe fituesit e këtij edicioni te 12-te.