Gjiknuri: Asnjë tolerim vjedhësve! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e shtunë është dita e gjashtë e operacionit të OSHEE dhe policisë së Shtetit për lidhjet e paligjshme dhe ndëshkimin e vjedhësve të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Edhe në qytetin e Elbasanit Operatorët e shpërndarjes kanë vijuar kontrollet. Faza e parë është përqendruar tek biznesi i madh dhe lokalet në periferi të qytetit. Operacion është ndjekur nga afër edhe nga ministri i energjetikës Damian Gjiknuri. Deri tani në Elbasan janë arrestuar 18 persona për vjedhje të energjisë elektrike. Ndërkohë ka nisur këtë të shtunë nga gjykatat e rretheve edhe dhënia e masës së sigurisë për të gjithë të arrestuarit për vjedhjen e energjisë elektrike. kështu në Shkodër nga 9 të arrestuar 8 prej tyre kanë marrë dënimin burg pa afat, ndërsa vetëm për një shtetas është dhënë masa ?detyrim me paraqitje? kundrejt pagesës. Edhe gjykata e Korçës ka vendosur detyrim paraqitje per katër te arrestuar nga policia me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. të arrestuarit e tjerë gjatë ditëve të operacionit të OSHEE pritet të dalin para gjykatave ditët në vijim