http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtarët e bllokut opozitar në Kosovë hedhin poshtë çdo pandehmë, për përçarje mes tyre. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, ka deklaruar se nuk ka lëkundje të koalicionit pas zgjedhor. Haradinaj, duke iu referuar nisjes së këshillimeve të brendshme në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se takimet e partive me strukturat e tyre janë normale. ?Ne jemi në komunikim të rregullt me kryetarin Mustafa edhe me kolegë të LDK-së ashtu siç jemi me NISMEN me Vetëvendosjen, gjithçka është në përputhje me atë që ne bisedojmë në takime tona.? Hamendësimet për përçarje, sipas Haradinajt, janë thjesht shpikje të PDK-së. ?Kuptohet është një interes i madh i palës kundërshtare, në këtë rast i oponentit tonë PDK-së, me shpik ndonjë përçarje, ndonjë nxitje por më mirë kish qenë ata me u kujdes me thirr seancën nuk e kanë thirr seancën, e kanë obligim ligjor edhe po ashtu me shfrytëzu të drejtën në nominim, pra bëhet fjalë për një proces të zakonshëm të konsulltave tona.? Zoti Haradinaj shtoi se përfaqësuesit e bllokut partiak të përbërë nga LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, kanë nisur të nënshkruajnë një kërkesë për deputeten më të vjetër, Flora Brovina, për thirrjen e seancës konstituive. Letra, tha ai, do t?i dorëzohet Brovinës në fillim të javës së ardhshme.