http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria kërcënohet nga organizata terroriste ISIS jo vetëm si vend anëtar i NATO-s por edhe për shkak te pozitës se saj gjeografike ne Ballkan. Duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, tha se Tirana zyrtare është rreshtuar përkrah shteteve të bashkuara për të garantuar sigurinë rajonale. Zonja Kodheli po qëndron prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka mbajtur një takim me sekretarin e mbrojtjes Chuck Hagel. Gjate takimit mes tyre Kodheli dhe Hagel biseduan per bashkëpunimin mes dy vendeve, trajnimin e ushtarakeve shqiptare si edhe për modernizimin e armatimit te ushtrise tone. Në SHBA, Kodheli është takuar dhe me sekretaren e departamentit te shtetit per Rusinë, Ukrainen dhe Eurozaine, Viktoria Nuland.