Mamografia falas, dyfishohen kontrollet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër kancerit te gjirit ka thyer bojkotin e grave demokrate. Ato janë shfaqur përkrah deputeteve socialiste dhe Ministrit te Shendetesise, ne marshimin roze përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit. Megjithatë ato jane kujdesur te sqarojnë se kjo nuk është mbështetje për qeverinë, por për luftën ndaj sëmundjes. Fushata e Ministrisë se Shëndetësisë për mamografine falas ka dyfishuar kete vit numrin e ekzaminimeve. Por janë me mijëra gra ende ne liste pritjeje. 10 vjet me pare Edlira Peposhi ka fituar luftën me kancerin e gjirit, ndaj sot ka dhëne këtë mesazh. 40% e grave qe preken nga kanceri i gjirit humbin jetën, ndërkohë qe 75% e tyre detyrohen te bëjnë trajtim me kimioterapi. Gjate aktivitetit qe mbështetej nga ambasada amerikane, u kryen ekzaminime ne dy njësite e lëvizshme te mamografive.