Referendum lokal kundër ndarjes territoriale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
82 Komuna e bashki kane kërkuar deri me tani referendum lokal kundër ndarjes territoriale. Kërkesat kane filluar te mbërrijnë ne KQZ ditën e enjte dhe deri me tani mësohet se rreth 1 /4 e njësive vendore duan rrëzimin e hartës se re administrative, e cila redukton numrin e njesive vendore nga 350 ne 61. Sipas kushtetueses dhe kodit zgjedhor organizimi i referendumeve lokale detyron qe, nje komitet organizator me jo me pak se 15 persona te depozitoje kërkesën ne komisionin qendror te zgjedhjeve. Ajo duhet te mbështetet nga jo me pak se 10% e zgjedhësve te komunës apo bashkisë. KQZ vetëm verifikon vertetesine e firmave dhe ia dërgon çështjen Gjykatës Kushtetuese e cila vendos nëse referendumi lokal behet apo jo. Sipas ligjit themeltar te shtetit, neni 152, gjykata ka 60 dite afat per tu shprehur. Hallka e fundit është Presidenti i Republikës i cili brenda 45 ditëve shpall datën e referendumit. Sipas kodit zgjedhor nuk mund të zhvillohet referendum vendor gjatë periudhës nga tre muaj para përfundimit të mandatit të organeve të qeverisjes vendore, deri tre muaj pas mbledhjes së parë të këshillave vendorë, qe eshte shtatori; pra referendumet mund te realizohen, nëse kalojnë te gjitha fazat e gjykimit deri ne qershorin e 2015. Referendumet lokale u paralajmëruan si strategji e Partisë Demokratike kundër ndarjes se re territoriale; por qe prej miratimit te kushtetutes e deri me sot ne Shqipëri nuk është organizuar asnjëherë nje referendum lokal.