Përplasja për guvernatorin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fjala konsensus e kompromis dominon gjuhen politike ne lidhje me çështjen e guvernatorit te ri, ne marrëdhëniet maxhorance-presidence, edhe pse ne harkun kohor te një viti as qeveria e as kreu i shtetit nuk ia kane kursyer sulmet e kritikat njeri-tjetrit. Pavarësisht se procesi i dakortesise per zgjedhjen e kreut te Bankës se Shqipërisë po provohet dite pas dite se nuk është aspak i thjeshte, dhe tashme po mbushen 2 muaj qe banka eshte pa guvernator; socialistet vazhdojnë ti meshojnë rendësise se kompromisit kryeministër-president pavarësisht kohës qe ky proces do te kërkojë. ?Procesi përzgjedhjes së guvernatorit nuk prek stabilitetin financiar, më e rëndësishme është të zgjedhim një figurë të përshtatshme dhe që të ketë staturën e duhur se sa të nxitohemi. nuk janë afatet ato që tregojnë shëndetshëmrinë e procesit. konkursi është hapur nga kryeministri, presidenti, së fundi dhe nga kuvendi, afatet nuk janë shkelur, por edhe sikur të shkelen nuk janë ato të rëndësishme. e rëndësishme është që të jetë një emër i cili pëlqehet nga të gjithë, të jetë konsesual, të ketë dakordësi mes institucioneve dhe në krye të bankës të jetë një profesionist që të rikthejë imazhin dhe staturën që i duhet Bankës Qendore?- tha Bushati. Me po te njëjtën gjuhe ka folur edhe kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili, i cili thekson: ?Gjithsesi thelbi i gjithë konceptimit tonë për çështjen është një dialog sa më intensiv mes Kryeministrit dhe Presidentit për një zgjedhje të qëndrueshme dhe pse jo një ushtrim i tillë dialogu të eci edhe për çështje të tjera të cilat janë në proces.? Propozimi i me i fundit i qeverise për Denada Priftin për postin e guvernatores se Bankës se Shqipërisë duket se ka pak gjasa te miratohet pasi ajo ka nënshtetësi gjermane dhe ligji ia ndalon kandidimin nje vullnet qe është shprehur edhe nga kreu i shtetit nishani. Kushtetuta e republikës se Shqipërisë i jep presidentit te republikës te drejtën e propozimit te guvernatorit te ri te Bankës se Shqipërisë, propozim i cili votohet ose rrezohet nga maxhoranca me shumice te thjeshte ne kuvend. Ky kuadër ligjor duket se ka detyruar kryeministrin Rama te kërkojë gjuhen e kompromisit me presidentin nishani; nje marrëdhënie qe nuk duket aspak e lehte po te kemi parasysh qofte edhe seancen e se enjtes kur kreut te shtetit Nishani iu rrezuan dy propozimet per anëtare te Gjykatës se Larte.

Free Traffic Exchange