Rritje çmimit të ujit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ujësjellësat nga 10 qytete të vendit, përjashtuar Tiranën kane kërkuar rritje çmimi për vitin 2015. Enti Rregullator i Ujësjellësit është ne procesin e shqyrtimit te këtyre kërkesave per rritje çmimi, duke premtuar se do te këtë nje ekuilibër midis tarifave te propozuara nga operatoret dhe konsumatorëve. Kërkesa e tyre për rritje tarifash vjen me argumentin për përmirësimin e situatës financiare dhe cilësinë e shërbimit . E gjitha kjo duket se është kthyer ne nje ritual per xhepin e qytetareve, sepse te njëjtat shoqëri te ujësjellës kanalizimeve te cilat funksionojnë neper qytete kërkojnë rritje çmimi çdo vit. Tarifat e propozuara per rritje variojne nga 5-10 leke/m3 uje. Megjithatë sipas entit rregullator te ujësjellësit te gjitha tarifat e propozuara nuk e kalojnë normën ndërkombëtare prej 5% te te ardhurave mujore te konsumatorëve.