http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 në tre mësues në Shqipëri jep mësim jashtë profilit ose merr pagën pa dhënë asnjë ditë mësim. Ka qenë ky konstatim që kryeministria Rama ka dhënë gjatë ceremonisë se 20 vjetorit në universitetin e Vlorës. Sipas Ramës këto rezultate janë tronditëse dhe domethese, për te kuptuar se sa shumë jofunksionale janë rrënjët e sistemit tonë të dijes. Ne foltoren e universitetit Rama ka sqaruar dhe qëllimin e reformave te qeverisë. Sipas kryeministrit reformat e qeverisë janë zinxhir duke nisur nga arsimi i të rinjve te cilësia e jetës së pensionistëve me qellim krijimin e një motori zhvillimi për gjithë shoqërinë. Më tej Rama theksoi se duhet të mësohet nga gabimet e së shkuarës. Sipas tij reformat e shumta në fushën e dijes do lidhin universitetet me tregun e punës.