http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 12 mije tone patate te grumbulluara ne zonën e Stebleves ne Librazhd rrezikojnë te kalben për shkak te mungesës se tregut. Fermerët e zonës thonë se largësia e kësaj zone nga qendrat mëdha urbane si dhe infrastruktura e dobët rrugore rrezikojnë prej vitesh prodhimet e tyre. Fermerët kërkojnë subvencione nga shteti ne te kundërt kjo kulture mund te shkoje drejt zhdukjes. Komuna e Stebleves qe kufizohet me Librazhdin dhe Dibrën është e njohur për prodhimin e patates.