Ruçi kundër ministrave në parlament - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për here te pare qe prej shpalljes se betejës kundër vjedhjes se energjisë, ministrat e qeverise Rama janë përballur me kritika nga vete grupi parlamentar qe i ka votuar ne ekzekutiv. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka marre fjalën ne parlament menjëherë pas ministrave Gjiknuri e Tahiri per t?u kujtuar se qeverisja nuk behet me aksione por punohet çdo dite kundër paligjshmërisë. Mos u fshihni pas fjalëve te kryeministrit, nuk luftohet çështja me aksion, por punohet përditë : situata ku ndodhet sistemi energjetik vjen se pari nga menaxhimi e drejtimi. Janë dy mijë e 200 e 52 elektricistë që ka sistemi, ça mendoni se këto lidhje të jashtëligjshme që si kanë bërë këta?? Absolutisht që këta i kanë bërë. Po fusni konsumatorët brenda, po lini hajdutët jashtë. Keni mbi 600 e ca faturistë, sikur nga një në ditë, do kishim 600 e ca deponime. Nuk luftohet krimi me aksione policie, por çdo ditë. Cben krimi ekonomik pasi nuk mendoj se ka krim më të madh se ato 150 milion eurot e dëmeve; u shpreh Ruçi. Por kritikat e kreut te grupit parlamentar socialist nuk kane kursyer as ministrat e tjerë te cilëve u ka kërkuar te mësojnë rregulloren e te mos ndërhyrjen vend e pavend. Nëqoftëse do ta merrni fjalën pas mbylljes se diskutimit, kërkoni qe te hapet diskutimi nga e para. E ndoqa me vëmendje, thashë se s?kam asnjë vërejtje, por s?kishit asnjë të re për ta hapur diskutimin nga e para kur ishte mbyllur diskutimi. Prandaj këto janë proceduara dhe praktikat parlamentare. Keni një vit ministre i mësoni dhe me parlamentin te jeni korrekt herën tjetër Sipas Rucit, pavarësisht se opozita ka bojkotuar kuvendin, ministrat do te japin llogari para deputeteve te maxhorances te cilët do te kërkojnë ne interpelanca me secilin prej tyre

Free Traffic Exchange