http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi do te shoqërohet edhe me ndryshime kushtetuese. Deklarata eshte bere nga kreu i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafa, gjate nje tryeze te organizuar nga forumi civil, ku eshte diskutuar perceptimi i publikut per drejtësinë ne Shqipëri. Pro ndryshimeve kushtetuese u shpreh u shpreh edhe i vetmi opozitar ne tryeze kryera i LZHK -se Dashamir Shehi. I pranishëm ne tryeze zëvendësministri i drejtësisë Arben Isaraj tha se reforma ne drejtësi ka filluar ne shume shtylla por është parlamenti ai qe duhet ta kryeje kete reforme. Isaraj tha se janë ne diskutime me komisionin e Venecias për ndryshimet qe duhet te kryhen ne kushtetute per ligjin e KLD-se. Tryeza u drejtua nga ish-presidenti Alfred Moisiu , i cili gjate fjalës se tij u shpreh se opozita duhet te jete pa tjetër pjese e reformës ne drejtësi.