http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buxheti i vitit 2015 të do të ketë si prioritet infrastrukturën dhe investimet në fushën e ujësjellës -kanalizimeve. Nëse i bëjmë një ndarje 4.7 miliard dollarëve që ka arka e shtetit e vitit që vjen, më shumë 800 milion dollarë do të shkojnë për investime publike, të cilat njehen si shpenzime kapitale. Pjesën tjetër që mbetet qeveria e ndan për shpenzime të mirëmbajtjes së institucioneve publike, paga dhe pensione si dhe pagesa për shtresat në nevojë. Nga këto 800 milion dollarë më shumë se gjysma, 52% do të shkojnë në zërin e transportit dhe ujësjellës - kanalizimeve, ndërsa 150 milion dollarë do të shkojnë për sektorin e energjisë elektrike. Janë këto dy sektorë të cilët quhen prioritarë dhe do të marrin pjesën dërmuese të investimeve që do të bëjë qeveria. pjesa tjetër e këtyre investimeve shkon sipas radhës për arsimin, shëndetësinë dhe inovacionin. Ndërkaq 20 milionë dollarë do t?i marrë ministria e bujqësisë për skemën e financimit të 10.800 fermerëve të cilët prodhojnë produkte bujqësore dhe blegtorale. Një zë më vete në buxhet edhe këtë vit do të jetë shlyerja e detyrimeve të prapambetura. Kjo pjesë e buxhetit do të marrë 200 milion dollarë. Ministria e Financave thotë që sektorët të cilët do të kenë reformat më të mëdha janë energjia, ku parashikohet ulja e humbjeve me 5% çdo vit dhe njehsimi i tarifave të energjisë elektrike, por njëkohësisht edhe hyrja në fuqi e reformës së pensioneve. 4 milion dollarë jepen nga qeveria për pensionin social, ndërkohe që reforma nënvizon edhe luftën për mbledhjen e sa më shumë kontributeve për qytetarët që sot nuk paguajnë.