Jahjaga kërkon dialog, opozita në Kosovë nuk bindet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse zyra e presidentes se Kosovës, konfirmon për vizion plus se po bëhen përpjekje për të ulur në një tryezë liderët e partive kryesore në vend për zgjidhjen e krizës, palët duken larg në qëndrimet e tyre. Gjatë takimit të mbajtur mëngjesin e të enjtes në Prishtinë liderët e bllokut opozitar në Kosovë njoftuan se do i drejtohen kryesueses së kuvendit, zonjës Flora Brovina me nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës konstituive. Pas takimit Haradinaj njoftoi se asnjë nga pikat e marrëveshjes së tyre nuk ndryshon dhe kandidati për postin e kryetrarit të kuvendit është serish Isa Mustafa. Nga ana tjetër, më herët kryeministri Thaçi është shprehur i gatshme për të zgjidhur krizën në vend përmes bisedimeve me palët. Por nëse kriza nuk zgjidhet, si opsion i fundit në tryezën e presidentes Jahjaga janë zgjedhjet e reja parlamentare. Kryetarja e komisionit qendror te zgjedhjeve ne Kosovë, Valdete Daka, ka thënë se KQZ do te organizoje procesin e ri kurdo qe ato te shpallen nga kreu i shtetit. Afatet ligjore dhe kushtetuese, sipas Valdete Dakës, janë 30 deri 45 ditë, që nga shpallja e tyre. Por zgjedhjet e reja parlamentare do te kishin nje kosto të lartë per buxhetin e Kosovës. Procesi i fundit i 8 qershorit kushtoi 4.1 milion euro.