http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupi bankar grek qe operon ne Shqiperi nepermjet Bankes Alpha eshte financiarisht i forte dhe i shendetshem. Ky konkluzion ka dale nga testi i kryer nga autoriteti Bankar Europian. Ky vlerësim pozitv eshte nje vlere e shtuar per grupin bankar pasi rrit besimin ndaj ketij operatori, i cili ofron qëndrueshmeri ne keto kohe krize. Objektivi parësor i ketij testi eshte per te pare aftesine e bankave per te përballuar zhvillimet negative ekonomike, çka Alfa Bank duket se e ka përmbushur kete pritshmëri. Grupi bankar grek eshte pjese e 130 bankave tregtare dhe investimesh qe jane kontrolluar, te cilat ne total mbulojne 85% te sistemit Bankar Europian. Ndër aksionet e ardhshme të të gjithë grupeve bankare të analizuara do të jetë dhe prezantimi i masave që do të marrin në 9 muajt në vazhdim për të përmirësuar gjendjen e tyre të kapitalit, por Alpha Bank i ka paraprire kësaj kërkese. Grupi bankar ka regjistruar masa të qarta dhe të kujdesshme të politikës së provigjonimit. Për më tepër pozicioni i ?Alpha Bank? është përmirësuar më tej nga injektimi i 1.2 miliardë euro kapital. Alpha Bank Albania, operon nga viti 1998 në Shqipëri dhe sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në mesin e vitit 2014, ajo ishte banka e gjashtë më e madhe në sistemin bankar shqiptar, me 6.4% të vlerës totale të aktiveve. Deri në Qershor 2014 zotëronte një portofol kredie prej 35 miliardë lekë dhe depozita të klientëve në vlerën e 68 miliardë lekëve.