Rama në Durrës: Investojmë 13 milionë dollarë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisma për ?Rilindjen e qyteteve? e ka çuar kryeministrin Edi Rama ne Durrës, aty ku ka inspektuar punimet e një sërë projektesh në zbatim e sipër. 13 milionë dollarë të akorduar nga qeveria, për vitin 2014 do ti japin qytetit bregdetar pamje krejt tjetër. Ndërhyrja në Sheshin ?Iliria? parashikon rikualifikimin, ndriçim, shtrim, shatërvanë, duke e shndërruar në një shesh modern të jetës sociale të durrsakëve e turistëve. Me këto kantiere, ne që vitin e parë po bëjmë për Durrësin sa çnuk është bërë në 20 vjet të marra së bashku, nga pikëpamja e volumit të investimeve dhe nga pikëpamja e impaktit që këto investime do të kenë drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Për të vazhduar me një ndërhyrje urbane shumë kuptimplotë në vijim dhe për të ecur më tutje me fazën e dytë që çelet pas pak javësh, me një numër si asnjëherë më parë në një zonë informale, kantieresh për urbanizimin e Durrësit të ri, apo siç e quani ju të ish kënetës së Durrësit: tha Rama. Një prej investimeve të shumëpritura nga qytetarët është ai i rrugës paralel me rrugën e Portit. Ndërkohe ka nisur tw zbatohet edhe projekti për rikualifikimin e nënkalimit të zonës së Plepave, investim që shtrihet në një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë.