“Kolonia e piktorëve” zbret në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ditet e Mios? kanë sjellë për të shtatin vit në Korçë koloninë mbarëkombëtare të piktorëve të arteve figurative. Për katër ditë me radhë ata pikturojnë peizazhet që dikur i ka pikturuar piktori i njohur Vangjush Mio. Ndryshe nga herët e tjera organizatorët kanë sjellë në koloni më së shumti piktorë të rinj. Dy piktoret e rinj korçare Edison Bregu e Thanas Dushku ndihen mjaft te vlerësuar që janë bërë pjesë e kësaj kolonie. Është një ndihmesë e madhe për artistët që të nihen nga publiku i qytetit por edhe më gjerë. Është vlerësim që të jesh pjesë e kësaj tradite të bukur që ka krijuar kjo koloni e cila mban emrin e piktorit Vangjush Mio; thekson Edison Bregu. Sigurisht që nuk është e lehtë të marrësh pjesë në nje koloni më kolegë më të mëdhenj në moshë, por unë e shoh si kënaqsi që më ka bërë të ndihem shumë i lumtur; thekson Thanas Dushku. ?Ditet e Mios? organizohen nga Bashkia e Korces ne bashkëpunim me galerinë e artit ?Guri Madhi? te këtij qyteti. Ne ketë aktivitet kane marre pjese piktor nga te gjitha trevat shqipfolëse te cilët kanë realizuar nga dy punime,njërin ja dhurojnë galerisë së artit të qytetit juglindor.