Kutia e ndihmës së shpejtë për automjetet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 32

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhurma e madhe për mbajtjen në makinë të kutisë së shpëtimit duket se ka funksionuar më shumë për arkëtime gjobash, të cilat kanë prekur këto ditë shumë prej drejtuesve të automjeteve në vend. Kjo kuti nuk është standarde dhe sipas mjekëve të urgjencës çdokush mund ta përgatisë atë me të gjithë elementët e nevojshëm. Por për mjekët kjo kuti bëhet funksionale nëse në të gjejmë një nga përbërësit më të rëndësishëm, pelerinën termale, gjë që në shumicën e rasteve nuk njihet as nga drejtuesit e mjeteve dhe as nga drejtuesit e policisë që kryejnë kontrollin. Sipas drejtuesve të policisë, rrugoret duhet vetëm të kontrollojnë nëse në automjet mbahet apo jo kutia. Por nga ana tjetër, ndëshkimet ekstreme kanë rritur kërkesën për këto kuti. Policia shmang përgjegjësinë për to abuzime, duke ia lënë gjithë përgjegjësinë tregut.