Kushtetuesja “rrëzon” Nishanin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e presidentit Bujar Nishani per pezullimin e ligjit ?Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë?, derisa për këtë çështje te shprehet vete kjo gjykate. Vendimi u be i ditur sot ne nisje te seancës se shqyrtimit te kërkesës nga kryetari i kolegjit gjykues Bashkim Dedja. Po pavarësisht këtij vendimi përfaqësuesit e presidencës e riperseriten kërkesën per pezullim, me argumentin se ligji qe ka hyre ne fuqi, po I jep efektet. Gjykata pranoi kërkesën, por do te shprehet nje dite tjetër. Me pas ne seance u paraqiten argumentet nga presidenca, parlamenti dhe kryeministria. Përfaqësuesit e presidencës kërkuan shfuqizimin e ligjit duke e konsideruar ate antikushtetues. Ndërsa përfaqësuesit e kryeministrisë dhe parlamentit kërkuan lenin ne fuqi te ligjit me argumentin se presidentit nuk i eshte shkelur asnjë kompetence. Dy përfaqësuesit ligjor pretenduan se presidenti aktual është zgjedhur me shumice te thjeshte, qe do te thote sipas tyre se ai nuk qëndron mbi palët.