Ligjet, votë pro dy anëtarëve të rinj në KLD - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maxhoranca ne Komisionin e Ligjeve ka rrezuar 2 kandidaturat e presidentit për Gjykatën e Larte, Elona Stavrin dhe Sokol Ngresin; duke e çuar ne 5 numrin e dekreteve qe shumica i ka rrezuar kreut te shtetit. Relatori Ulsi Manja ka argumentuar se vota kundër vjen për shkak te mosrespektimit te detyrimeve ligjore nga ana e presidentit për konsultim me parlamentin. Por edhe këtë here LSI është pozicionuar kundër vendimit te Partisë Socialiste. Spartak Braho ka kritikuar procedurën e ndjekur nga presidenti, por nga ana tjetër ka vlerësuar kandidaturat duke deklaruar votën pro. Ndërkaq Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe 2 kandidaturat për anëtar te KLD; Albana Shtyllen dhe Vangjel Kosten; si dhe 2 kandidatet për komisioner te Shërbimit Civil, Pranvera Strakoshen dhe Arbana Bashen, te cilat do te votohen ne seancën e se enjtes