Eduart Ypi akuza Bodes për pagesat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 29

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Thesarit në Ministrinë e Financave, sot drejtues i sektorit të dëmshpërblimeve, Eduart Ypi, ka akuzuar ministrin e tij të dikurshëm Ridvan Bode se ka bërë favorizime në pagesat që u janë bërë bizneseve. Gjatë një raportimi në komisionin e ekonomisë, ku Z.Ypi është propozuar nga presidenti Nishani për komisioner i Autoritetit të Konkurrencës, ai tha se puna e tij për të gjitha vitet në në Ministrinë e Financave ka qenë e ndershme pavarësisht pengesave që ka patur nga udhëheqësi i këtij dikasteri. Eduart Ypi u shpreh se shlyerja e një liste me detyrime të papaguara prej 104 milion eurosh që u arkëtuan nga privatizimi i 4 HEC-eve, sot në pronësi të kompanisë Kurum, u bë në mënyrë selektive dhe pa marrë firmën e tij. Komisioni i Ekonomisë ka kaluar për në seancën parlamentare votimin për dy kandidatët për komisionerë të Autoritetit të Konkurrencës, Eduart Ypin dhe Armand Afezollin. I kontaktuar nga Vizion Plus, ish ministri Bode nuk ka pranuar të komentojë këto akuza.