Rikthimi i Jorgji Gjikopullit në “Expo Personale” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka disa vjet që i ka kapërcyer të shtatëdhjetat, Jorgji Gjikopulli vijon të punojë çdo ditë me po të njëjtin pasion, madje pas daljes në pension thotë se ka më shumë kohë për telajon. Ish-pedagog i pikturës në universitetin e arteve për 26 vjet, Gjikopulli është rikthyer pas pesë vitesh nga ekspozita e fundit me një tjetër personale. Duke shpërfillur moshën, piktori i sjell 19 veprat e tij si një dëshmi e vitalitetit krijues. Por mes këtyre veprave, të gjitha të viteve te fundit, ka diçka të përbashkët në të gjitha punët që Gjikopulli ka realizuar si para dhe pas viteve ?90; ngjyrat dhe loja me to. Ato janë tonalitete pozitive, të cilat në fakt të kujtojnë peizazhin e rivierës shqiptare, e jo më kot pasi Gjikopulli e mbart Dhërmiun, vendin e tij te lindjes me vete. Ekspozita vetjake e Jorgji Gjikopullit do te qëndroje e hapur ne galerinë Zeta deri me 30 tetor.