http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zgjidhi këtë fundjave per te akuzuar qeverinë per shkeljen e të drejtave të qytetarëve. Ai tha se Edi Rama po hakmerret nen petkun e reformave ne administrate dhe me pretendimin se gjoja po ben shtet.?Edhe ketë fundjave, disa nga qytetarët e republikës, janë shoqëruar në komisariate, janë vënë në pranga pa vendim gjykate si në vitet e errëta të komunizmit. Numri që iu shkelen te drejtat dhe liritë të garantuara me ligj dhe kushtetutë janë me qindra dhe me mijëra, Rama po hakmerret ndaj çdo individi që ka dëshmuar korrupsionin sot dhe dje si kryebashkiak Po shkatërrojnë pronat dhe qytetarët e pandershme?Basha tha me tej se asnjë nga ata qe sot zbatojnë verbërish urdhrat e Rames duke cenuar te drejtat e qytetareve, nuk do t?i shpëtoje drejtësisë. Kreu demokrat i beri thirrje edhe prokurorisë e gjykatave qe te mos tulaten nga presionet e pushtetit.