http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa impiante te përpunimit te inerteve kanë filluar punë duke rikthyer ndotjen e madhe në hapësirën nga Kruja ne Tiranë. Impiantet qëndruan në heshtje vetëm dy javë për të rifilluar aktivitetin e paligjshëm gjatë orëve te natës. Edhe furrat e gëlqeres janë ndezur e punojnë pa u shqetësuar as nga pushteti lokal, as nga Ministria e Mjedisit. Banorët thonë se ndotja vazhdon si më parë. Në janar të këtij viti, Ministria e Mjedisit deklaroi se i kishte dhënë fund aktivitetit të paligjshëm të furrave të gëlqeres dhe impianteve të inerteve. Në fakt gjatë operacionit të janarit, pjesa më e madhe e tyre nuk u çmontua nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit pasi pronaret morën përsipër t?i hiqnin vetë, gjë qe ne fakt ka rezultuar e pavërtetë.