http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Andrea Dedej ka 4 vite qe jeton ne Tirane. Student ne vitin e pare master per Inxhinieri Gjeologjike, ai ndryshe nga disa te tjere ka marre nje shtëpi me qera duke refuzuar konviktin. Kjo zgjedhje është kthyer ne nje trend për shume te rinj qe i drejtohen kryeqytetit për te kryer studimet. Te jesh student ne vitin 2014 ka nje kosto jo te ulet, nëse flasim vetëm per gjerat baze: tarifa shkollimi, libra, ushqim e pagese banimi. Alternativa tjetër janë bujtinat e Qytetit Studenti, pavarësisht kushteve dhe faktit se ne çdo dhome sistemohen deri ne 4 studente. Ermali është një 23-vjeçar nga Berati i cili ka 4 vite qe jeton këtu. Për te ardhurat familjare te tij kjo është zgjedhja me e mire. Nga viti ne vit investimet ne Qytetin Studenti janë shtuar per te tërhequr sa me shume te rinj. Këtë vit ne godinat e qytetit janë regjistruar për here te pare 2 mije studente.