Heq kancerin, shpeton gjirin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një numër jo i vogël pacientesh femra që heqin gjirin, tashmë nuk do të duhet të përjetojnë ankthet dhe vuajtjet psikologjike për shkak të kësaj sëmundje. Me anë të teknikave të reja të kirurgjisë onkoplastike bëhet e mundur që edhe në Shqipëri, femrat të zëvendësojnë gjirin e humbur prej tumorit, duke e kryer ndërhyrjen në spitalin Hygeia. Gjatë një konference ndërkombëtare ky spital bëri prezantimin përpara dhjetra mjekëve të një rasti konkret. Profesori italian, Giuseppe Petrella, drejtori i doktoraturës së onkologjisë plastike tha se tashmë edhe femrave në Shqipëri nuk do iu duhet të udhëtojnë jashtë për të gjetur një shërbim të tillë.