Video-prova e dhunës & racizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e arsimit dhe sportit ka postuar ne profilin e saj ne Facebook një video qe sipas saj përmbledh provat e dhunës dhe te koreve raciste. Video e cila i është dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit institucionit qe mori vendimin ne dem te Shqipërisë shoqërohet me diciturçn: Dy pyetje qe te gjithë duhet t?ia bëjnë UEFA-s. Ministrja e Sportit Lindita Nikolla ka shprehur ne rrjetin social tronditjen nga vendimi i UEFA-s dhe ka ftuar te gjithë shqiptarët t?i bashkohen për të vënë në jetë një ide të thjeshtë: Shpërndarjen e nje video-dokumenti te cilin UEFA nuk deshi ta merrte ne konsiderate kur vendosi ndëshkimin e Shqipërisë me humbje të ndeshjes në tavoline. Video është e shoqëruar me me tekst ne shqip, anglisht dhe gjermanisht. Pamjet rrëfejnë qarte dhunën që kanë pësuar lojtarët shqiptarë dhe thirrjet nacionaliste serbe ?vrisni shqiptarë derisa mos të mbetet asnjë?. I pari qe e ka shpërndarë videon e postuar nga ministrja Nikolla ka qene vete kryeministri Edi Rama.