Grabitje me armë në Lezhë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tjetër grabitje me armë në Lezhë. Nën kërcënimin e armëve dhe te maskuar tre persona kanë hyrë në një banesë në Balldren rreth orës 9 të mëngjesit. Në shtëpinë që ndodhet rreth 3 km larg qendrës së qytetit ishin vetëm vjehrra me nusen dhe fëmijët pasi meshkujt e shtëpisë kishin dalë në punë. Kjo duket se është shfrytëzuar për të kryer grabitjen. Zonja e shtëpisë, Luçe Preka deklaroi se grabitësit i terrorizuan me pistoletë dhe më pas kontrolluan të gjithë shtëpinë derisa gjetën disa para dhe sende me vlerë. Grabitësit kanë përdorur një makinë pa targa për te kryer krimin. Familjarët thonë se Policia e Lezhës ka shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes edhe pse është njoftuar në kohë rekord, ndërsa uniformat blu të qytetit bëjnë me dije se,janë shumë pranë verifikimit dhe zbardhjes të plotë të ngjarjes. Grabitja me armë është e treta e kësaj natyre që ndodh në Lezhë brenda pak kohësh.

Free Traffic Exchange