http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Juglindja është përshirë nga reshje të shumta dëbore. Kryesisht në zonën e Dardhës dhe fshatrave Sinice e Arrëz aty ku dhe trashësia ka qenë më e madhe. Dëbora ka përfshirë edhe fshatrat e komunës Miras në veçanti Ponçarë edhe Vidohovë. Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjithashtu edhe fshatra të komunës Lekas, Vithkuq aq sa ne fshatin Shtyllë trashësia ka shkuar në 20 cm, ndërsa rruga në drejtim të fshatit Panarit, paraqet vështirësi për shkak të dëborës që ka shkuar deri ne 30 cm. Dëbora ka bërë që barinjtë të zbresin me tufat e bagëtive nga stanet malore. Reshjet e para të dëborës së këtij viti, përfshinë edhe veriun e verilindjen e vendit, por pa shkaktuar probleme në qarkullim.