http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama u shpreh thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i UEFA-s, por siguroi se beteja ligjore do të vazhdojë me apelimin në shkallët e tjera. Pavarësisht tensionit mes dy vendeve dhe luftës politike që dominoi situatën pas ndeshjes, Rama theksoi se asgjë nuk do të ndryshojë në axhendën e vizitës në Serbi dhe se do të jetë në Preshevë për t?u takuar me shqiptarët atje. Ai la të kuptohet se do të kërkojë shpjegime nga homologu Aleksandër Vuçiç për atë që ndodhi në Beograd dhe për deklaratat e ashpra të politikës serbe. Duke e konsideruar si një operacion të vështirë, por të domosdoshëm, kryeministri u shpreh i vendosur për t?i dhënë fund një herë e përgjithmonë vjedhjes së energjisë elektrike. Sipas Rames, për shkak te këtij abuzimi, çdo vit vidhen automatikisht 150 shkolla te reja, 100 km rruge, dhe 6 spitale rajonale moderne. Shefi i qeverisë nuk la pa përmendur prishjen e ndërtimeve të paligjshme. I ftuar ne emisionin ?Kapital? te gazetarit Aleksandër Furrxhi, Kryeministri u ndal gjatë tek ekonomia dhe premtoi se në fund te vitit do te arrihet objektivi për rritjen ekonomike 2 perqind.